Neymar i siguroi fitoren PSZH-së, golat i’a dedikoi Kobre Bryant (VIDEO)

Neymar Junior sonte rezultoi të jetë deçiziv në fitoren e Paris Sen Zhermenit në udhëtim te Lila, duke shënuar që të dy golat në fitoren 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Goli i parë i Nejmar në minutën e 28-të ishte një kryevepër e brazilianit, ndërsa golin e dytë me të cilin vulosi fitoren e parisienëve, e realizoi në minutën e 52-të nga penaltia.

Pikërisht pas këtij goli Nejmar u afrua pranë një kamerë për të festuar dhe me gishtat e tij, bëri numrin 24, për nder të basketbollistit të njohur amerikan, Kobe Bryant, i cili pësoi një aksident me helikopterin e tij, duke u ndarë nga jeta që në moshën 41-vjeçare.

Leave a Reply