Historia interesante e Makeleles që e kërcënoi Ronaldinjon se do ta bënte për spital!

Klod Makalele është njëri ndër mesfushorët më të mirë që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit, madje pozicioni ‘Makelele’ përdoret jo rallë herë nga trajnerët e futbollit për ti mësuar vendosjen futbollistëve të rinj.

Mesfushori francez u bë i njohur gjatë periudhës kur luante te Real Madridi dhe më pas me Çelzin e Hoze Murinjos.

Largimi tij nga skuadra “mbretërore” ishte njëri ndër gabimet më të mëdha që bënë madrilienët dhe më pas u penduan.

Ai shkëlqeu me Çelzin duke fituar shumë trofe që në dy edicionet e tij të para.

Historitë e tij në lidhje me futbollin janë të shumta, por ajo me Ronaldinjon do të mbetet si njëra ndër më të mirat që mund të keni dëgjuar më parë.

Në një intervistë dhënë “RMC”, 46 vjeçari tregoi njërën nga përballjet e tij të shumta me Ronaldinjon:

“Gjatë një aksioni ai (Ronaldinjo) e kalo vijën. Iu afrova dhe i thashë: ‘Kiddo’ më mirë luaj thjesht ndaj meje, se sa të tentosh të mi bësh ato trikat e tua sikurse në ‘Play Station’, sepse për ndryshe do të bëj për spital.”

“Dhe a e dini çfarë më tha ai? Më dha topin dhe më kërkoi falje”.

E gjithë kjo ngjarje erdhi pasi që Ronaldinjo ishte në atë kohë në formë fantastike dhe përballjet me të ishin thjesht tmerr për kundërshtarët.

Makelele e dinte këtë mjaft mirë, ndaj ai nuk dëshironte të poshtërohej nga trikat e brazilianit.

Ndoshta edhe mund ta kishte bërë, por Makelele i tregoi herët vendin atij. Tashmë kjo është një storje e cila është bërë virale në rrjetet sociale dhe është lexuar nga milionat njerëz gjithandej botës. (Gazeta Sheshi)

Leave a Reply