Roma mposht për “5 minuta” Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Roma ka fituar transfertën e vështirë në “San Siro” ndaj Milanit me rezultat 0:2, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 7-të në kampionatin italian të Serisë A.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, “verdhekuqt” e nisin me aksione, duke kërkuar golin. Realizimi i parë erdhi në minutën e 72-të me boshnjakun Xheko, ndërsa brenda 5 minutave Florenzi realizoi golin e dytë për shifra 0:2 me të cilat u mbyll edhe ndeshja.

Kujtojmë që Milani takimin e mbylli me një lojtar më pak, pasi në minutën e 80-të, Çalhanolu u përjashtua nga loja, pas atij kartoni të dytë të verdhë. Për Romën kjo ishte fitorja e katërt radhazi, në krahasim me Milanin që pëson humbjen e dytë radhazi, ndërsa ndeshjen e radhës e luan ndaj Interit me 15 tetor.

Leave a Reply