Nuk ndalet Barça me fitore edhe po të ndahet Katalunja nga Spanja (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Las Palmasit me rezultat 3:0, duke shënuar kështu fitoren e 7-të në po kaq ndeshje në kampionatin spanjol, La Liga. Protagonist kryesor në këtë sfidë ka qenë Lionel Mesi me dy gola të shënuar, ndërsa golin tjetër e realizoi Buskets.

Pavarësisht largimit të Nejmarit, Barcelona i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit, duke arritur deri tani 7 fitore në po kaq ndeshje dhe një golavarazh fantastik 23 me 2.

Barça ka arritur në kuotën e 21 pikëve dhe është shkëputur me 5 pikë nga Sevilja e vendit të dytë, ndërsa Reali që mban vendin e 6-të është 10 pikë prapa dhe me një ndeshje më pak.

Kujtojmë që sfida Barcelona-Las Palmas u zhvillua me dyer të mbyllura pa publik, për shkak të referendumit që mbahet sot në Katalunjë të Spanjës.

Leave a Reply