Azdren Mena debuton me gol te Korabi

Azdren Mena ka bërë një super debutim me fanellën e Korabit, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij të re në përballjen miqësore ndaj Ohrid Lihnidos, njofton “infOSport.mk”.

Mena ditë më parë u prezantua nga ana e drejtuesve të skuadrës së Korabit, të cilët si duket nuk kanë gabuar, pasi 20-vjeçari që në start dëshmoi se do të jetë një përforcim i madh për pjesën ofenzive, aty ku Korabi do të duket i frikshëm pas blerjeve të reja gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit.

Ndryshe ishte kjo fitorja e tretë nga po aq ndeshje për skuadrën e Korabit, të cilët gjithashtu kishin mundur fillimisht Veleshtën (3:1) dhe më pas edhe Renovën (1:1).

Leave a Reply