De Biasi ribashkohet me yllin e kombëtares shqiptare në  “Serie A”

Xhiani de Biasi mund të bëhet me skuadër të re. Emri i tij është shfaqur në shumë skuadra dhe kombëtare të ndryshme, mirëpo deri në këto momente asnjë marrëveshje nuk ishte arritur.

Ndërkohë së fundmi “Sky Sport” shkruan se ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë shihet si favorit për marrjen e drejtimit të SPAL-it. Ekipi ku luan shqiptari Etrit Berisha humbi në shtëpi me rezultatin 1:2 ndaj Sassuolos dhe Semplici është në rrezik.

Ai mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit dhe një prej emrave që përmendet për ta zëvendësuar është pikërisht Xhiani de Biasi, i cili edhe më parë kishte udhëhequr ekipin e SPAL, ndërsa gjatë karrierës së tij në Itali, gjithashtu kishte drejtuar edhe skuadrat si Torino, Karpi, Kozenca, Modena, Bresha dhe së fundmi Udineze.

Strategu italian gjithashtu ka pasur një aventurë edhe në La Liga, fillimisht me Levanten dhe më pas edhe me Alaves.

Leave a Reply