Lajm jo i mirë për Vardarin në prag të ndeshjes me Makedonija Gj.P

Këtë fundjavë startojnë ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Lideri aktual, Vardari stinorin pranveror do ta nis të shtunën me ndeshjen kundër Makedonija GJ.P., ndaj së cilës skuadër do të kërkojë edhe fitoren e parë të këtij edicioni.

“Luanët”  kishin mundur Vardarin 2:0 në ndeshjen e parë të këtij edicioni, ndërsa ndeshja e dytë e zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit ishte mbyllur me barazim 1:1.

Për ndeshjen e së shtunës trajneri Aleksandar Vasoski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit të tyre më të mirë, Daniel Avramovski. Ky i fundit në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë ndaj Shkëndijës ishte ndëshkuar me karton të verdhë, që ishte i 5-ti me rradhë dhe që automatikisht i pamundëson atij që të ndihmojë skuadrën përballë Makedonija GJ.P.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Makedonija GJ.P të shtunën në arenën “Todor Proeski” do të startojë në ora 14:00.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply