Drita “provokon” Gjilanin me golin e kërçovarit Ardian Cuculi (VIDEO)

Fundjava e ardhshme do të shënojë startin e stinorot pranveror në Supërligën e Kosovës, e cila që në start do të dhurojë super derbin gjilanas midis Dritës dhe Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë si gjithnjë do të zgjojë interesim edhe tek neve në Maqedoni, kjo për faktin se futbollistë nga vendi ynë luajnë te këto dy skuadra.

Pikërisht njëri prej tyre, Ardian Cuculi kishte vendosur derbin e fundit, pasi goli i tij i mjaftoi Dritës që të shënojë fitore minimale 1:0.

Ndërkohë pikërisht festa e tij pas atij goli të shënuar u ka shërbyer “intelektualëve”, për të provokuar “Skifetrat”, ku në fotografinë e njoftimit Drita i ka kujtuar Gjilanit golin e Ardian Cuculit të realizuar në derbin e fundit.

Ndeshja midis Dritës dhe Gjilanit në program është me datë 16 shkurt.

Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj Gjilanit

Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj GjilanitGJILANI – DRITA 0:1 (A. Cuculi 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.

Leave a Reply