Kumanovari 20-vjeçar Selahi vjen me një rekord fantastik në kampionatin holandez

Mesfushori kumanovar Lindon Selahi edhe pse vetëm 20-vjeç, është shndërruar në një lider të vërtetë te skuadra holandeze e Tuentes. Në 20 ndeshje në “Eredivisie”, Selahi ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë për shokët e tij, ndërsa është një futbollistë shumë i vyeshëm në mesfushë, aty ku punon shumë.

Selahi është i pari sa i takon numrit të ndërhyrjeve të pastra në kampionatin holandez, duke fituar plot 78 topa për shokët e tij. Ai udhëheq në këtë listë para futbollistit të Groningen, Deyovaisio Zeefuik, i cili ka fituar 64 topa dhe Abdou Harroui të Sparta Roterdam që ka fituar 60 topa.

Selahi është një nga lojtarët që ka shpërthyer në “Eredivisie” këtë sezon dhe ka tërhequr interes nga disa skuadra të mëdha, ndërsa gjithashtu morri edhe ftesë nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit për të përfaqësuar Shqipërinë.

Leave a Reply