Ndodhi edhe kjo, trajneri e zëvendëson lojtarin dhe më pas e godet me shpullë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e ligës së katërt italiane (Serie D) midis Grossetos Monterosit. Trajneri i skuadrës vendase, Lamberto Magrini u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi shpullë njërin prej futbollistëve të vet në stol.

Grosseto po fitonte 1:0 në kohën kur trajneri Magrini vendosi ta kryejë një zëvendësim 16 minuta para fundit të takimit.

Ai e zëvendësoi mesfushorin Rikardo Kretella me Matia Ravanellin. Kretella reagoi me zemërim duke u larguar nga fusha, madje edhe duke lëshuar ndonjë fjalë, gjë kjo që nuk i pëlqeu aspak trajnerit Magrini, i cili nuk mundi dot ti kontrollojë nervat në ato momente.

Ai iu vërsul Kretellas duke e goditur me shpullë, gjë kjo që shkaktoi reagime në mesin e futbollistëve që ishin në bankën rezervë, teksa arbitri pas konsultimeve që pati me arbitrin e katërt,  vendosi ta ndëshkojë me të kuq trajnerin e Grossetos.

Leave a Reply