Armend Alimi flet para takimit me Sileksin

Futbollistët e Shkëndijës kanë lënë pas vetes suksesin në Strumicë kundër Akademia Pandevit, pasi tashmë gjithë fokusi e kanë kthyer ka sfida e rradhës të dielën me Sileksin në Kratovë. Starti i gjysmësezonit pranveror me tre pikë në një transfertë të vështirë gjithsesi se ngren motivin në skuadrën kuqezi dhe ekipi me atmosferë shumë pozitive dhe vetëbesim të shtuar shikon duelin e ardhshëm.

“Sileksi zhvillon sezon pozitiv dhe kishte start të mirë që u rrit apetitet, por besoj fuqishëm se nëse ne jemi në nivel të detyrës, atëherë nga Kratova  do të kthehemi me tre pikë”, shprehet mesfushori Armend Alimi.

“Për ne ishte shumë me rëndësi të startonim me fitore, pasi ashtu bëmë hapin e parë në synimin e ndërtimit të një serie pozitive. Ndeshjet e para gjithmonë janë problematike, gjërat shkuan keq kur ne pamë veten në disavantazh, mirëpo në vazhdim sollëm reagimin e duhur dhe menaxhuam situatën për të fituar tre pikë“, shprehet mesfushori Armend Alimi, autor i golit të barazimit të dielën e shkuar në Strumicë që në një mënyrë hapi rrugën drejt suksesit.

“Fitorja me Akademia Pandevin do të fitojë në vlerë nëse të dielën dalim me tre pikë nga dueli me Sileksin. Jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë, skuadra nga Kratova zhvillon sezon shumë pozitiv dhe kishin start të mirë të gjysmësezonit pranveror që u rrit apetitet, por unë besoj fuqishëm se nëse ne jemi në nivel të detyrës, atëherë nga Kratova  do të kthehemi me tre pikë”, përfundoi Alimi.

Leave a Reply