Rabotnicki-Shkupi, Berisha: Të japim maksimumin për fitore

Shkupi nesër përballet me Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në elitën e futbollit vendor. Në taborin bardheblu mbizotron atmosferë pozitive, pas asaj nisje të mirë të gjysmësezonit pranveror me fitore ndaj Borecit, ndërsa pretendojnë tre pikë edhe në derbin me Rabotniçkin.

“Ne si skuadër jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës ndaj Rabotniçkit dhe jemi të gatshëm që secili prej nesh të japim maksimumin. Padyshim që qëllimi jonë është të arrijmë fitore dhe në fund të festojmë së bashku me “Shvercerat”, të cilët do të jenë arma jonë më e fortë në këtë përballje. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë ne këtë nivel”, ka thënë Berisha.

Përballa Rabotniçki-Shkupi luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 14:00.

Leave a Reply