Futsal Shkupi pjesë e turneut “Adem Jashari” në Prishtinë

Futsal Shkupi me 4 dhe 5 mars do të marrë pjesë në turneun “Adem Jashari” në Prishtinë, i cili për të 11-tën herë po zhvillohet nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Për Futsal Shkupin do të jetë kjo hera e dytë që do të marrë pjesë në këtë turne, në të cilin këtë vit do të luajnë edhe Ulqini nga Mali i Zi, Prishtina 01 si dhe skuadra kampione e Kosovës, Liburni nga Gjakova.

Edicionin e kaluar Futsal Shkupi arriti të luajë në finalen e madhe, aty ku u mposht nga Mabetex Prishtina, ndërsa këtë vit “bardhekaltërit” pretendojnë të bëjnë një hap më larg dhe të dalin fitues të këtij turneu, që mban emrin e heroit tonë kombëtarë, Adem Jashari.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.

Leave a Reply