Dalin në shitje biletat për ndeshjen e shumëpritur, Maqedoni-Kosovë

Federata e futbollit të Maqedonisë njofton se janë lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni-Kosovë, takim ky në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Ligës së Kombeve që në program është me datë 26 mars në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Biletat për ndeshjen në fjalë janë nxjerë në shitje prej ditës së sotme (03.03.2020) përmes rrjetit shitës MkTickets dhe në këto lokacione të zgjedhura:

–  Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)

–  T.A. Globus – Ohër

–  T.A. Bran – Prilep

–  Kafe Bar “Koncept” – Strumicë

–  Simbol Kafe – Shtip

–  Literatura – Manastir

–  Kiosk Korzo – Negotinë

–  Uni Son – Veles

–  Tobako Leni + – Gjevgjeli

–  Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.

Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë).

Çdo bilet do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).

Gjithë ata që do të pajisen me bileta, ditën e ndeshjes janë të obligueshëm me vete të bartin dokument identifikimi personal, pasi gjatë hyrjes në tribunat e stadiumin “Todor Proeski” në ndeshjen e 26 marsit shërbimi për mbajtje të rendit dhe sigurisë (përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme) do të kontrollojnë saktësinë e të dhënave personale nga biletat e blera dhe të personalizuara dhe nuk do të lejohet hyrja në stadium për ata persona të cilët nuk do të kenë biletën e personalizuar (person tjetër të futet në stadium me biletë të blerë nga tjetër person).

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, paralajmërojnë gjithë të interesuarit që mos të blejnë bileta në të ashtuquajturin “treg i zi” me të dhëna personale të personave tjerë.

 

Leave a Reply