Arsenali i heq shiritin e kapitenit Granit Xhakës!

Granit Xhakës i është marrë shiriti i kapitenit te Arsenali, pas sjelljes së tij në ndeshjen kundër Kristal Pallasit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë trajneri, Unaj Emeri. Tashmë rolin e kapitenit te “topçinjtë” do ta luaj Pjer Emerik Obamejang, i cili ishte kapiten i dytë paz futbollistit shqiptarë.

Xhaka hyri në një konflikt me tifozët e Arsenalit në ndeshjen kundër Kristal Pallas, në të cilën “topçinjtë” kishin barazuar 2:2. Derisa po lëshonte terenin, Xhaka u fërshëllye nga tifozët e Arsenalit, ndërsa kjo bëri që ai ti humbas nervat, duke ua kthyer atyre me sharje, por njëkohësisht edhe duke zhveshur fanellën e skuadrës londineze.

Ndryshe, Xhaka nuk është ftuar as për ndeshjen e Europaligës që Arsenali do ta zhvillojë të enjten kundër portugezëve të Viktoria Guimares.

Leave a Reply