Liga e Kombeve, goglat mund të rezervojnë edhe një përballje shqiptaro-shqiptare, Shqipëri-Kosovë

Liga e Kombeve zhvillon sezonin e dytë dhe këtë herë për të siguruar një vend në kampionatin Botëror. Sot, prej orës 18:00, do të hidhet shorti në Amsterdam dhe do të mësohen grupet për të gjitha ligat, A, B, C dhe D.

Ndeshjet nisin më 3 shtator dhe gjithçka mbyllet me finalet, më 6 qershor të vitit 2021.

Kombëtarja e Shqipërisë merr pjesë në Ligën C, në vazon e parë dhe mund t’i rezervohet nga shorti një derbi me Kosovën, por edhe me Maqedoninë, përfaqësuese këto që janë pjesë e vazos së dytë. Një tjetër kundërshtarë i mundshëm mund të jetë edhe Sllovenia, që bënë pjesë në vazon e tretë.

Dy ekipet më të mira në Ligën e Kombeve u bashkohen 10 ekipeve të renditura në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, për të përcaktuar 6 skuadrat që shkojnë në kompeticionin madhor.

Leave a Reply