Maqedoni-Kosovë nuk shtyhet, luhet me 26 mars

Dueli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve do të zhvillohet në terminin e paraparë me 26 mars. Kjo datë e zhvillimit të ndeshjes mund të ndryshohet vetëm nëse koronavirusi nis të përhapet më shumë në gjithë Europën dhe vendin tonë.

Në mbledhjen e sotme të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv të UEFA-së, është diskutuar rreth kësaj situate dhe deri më tani nuk kanë ndërmarë që të ndryshojnë ndonjë termin të ndeshjeve që janë programuar për në mars, që do të thotë që edhe përballja ndërmjet përfaqësueses së vendit kundrejt asaj të Kosovës do të zhvillohet me 26 mars në Shkup.

Nga UEFA thonë se secili vend që është organizator i takimit duhet ti parasheh se a posedojnë kushte për zhvillimin e një ndeshje.

Leave a Reply