“Serie A”, skuadra nga Sardenja shkarkon trajnerin

Skuadra e Kaljarit ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran, i cili drejtimin e skuadrës nga Sardenja e morri në qershor të vitit 2018-të. Kaljari e nisi mirë sezonin, por periudhën e fundit munguan rezultatet, që sollën edhe deri te ndarja.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e bashkëpunimit përfundojnë edhe me trajnerin e dytë, Kristian Maraner, dhe analistin e ndeshjeve, Xhianluka Maran.

“Një falënderim i përzemërt për seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar që nga dita e tyre e parë në Sardenja”, – shkruhet në komunikatën e bërë nga klubi i Kaljarit, që në tre muajt e fundit ka pasur një ecuri negative.

Leave a Reply