Elseid Hysaj vendos për të ardhmen e tij

Mbrojtësi shqiptarë i Napolit, Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën me “napolitanët” duke iu faleminderuar para së gjithash edhe trajnerit Xhenaro Gatuso.

Hysaj nën drejtimin e Ançelotit dukej se nuk ishte në plan të parë të italianit dhe largimi nga skuadra jugore dukej shumë afër, ku shumë e interesuar për shërbimet e tij ishte Roma.

Përfaqësuesit të Shqipërisë kontrata i skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe tani rinovimi me të duket shumë më i mundshëm.

Leave a Reply