Futsal Shkupi tregon kush është “baba” në futsalin e Maqedonisë

Futsal Shkupi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, duke arritur një fitore të madhe ndaj rivalit kryesor për titull, KMF Proekt Ciko, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Valandovë, djemtë e trajnerit Zoran Lekiq shënuan fitore 5:3, duke i dhënë edhe një goditje tjetër të rëndë rivalit të madh, pas asaj fitore të madhe edhe në kampionat, ku me shumë gjasa Futsal Shkupi do të arrijë të mbrojë edhe titullin e kampionit.

Me kalimin në gjysmëfinale, skuadra “bardhekaltër” nga Çairi shumë lehtë mund të ndodhë që të përsëris edhe suksesin e vitit të kaluar, kur arriti që ti bashkojë të dy trofetë në futsallin vendor.

Dragan Petroviç shënoi golin e parë për Futsal Shkupin gjatë pjesës së parë që u mbyll me barazim 1:1, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve te skuadra “bardhekaltër” u regjistruan edhe Ferid Agushi, Rexhep Sulejmani, Erkan Seferi dhe Zoran Leveski.

Në gjysmëfinale Futsal Shkupi do të përballet me Zhelezarecin, në një reprizë të finales së madhe të vitit të kaluar, kur këto dy skuadra në Kavadar u përballën njëra me tjetrën, e ku Futsal Shkupi në fund ngriti trofeun e Kupës.

Leave a Reply