Futsal Shkupi në Valandovë kundër Ciko kërkon gjysmëfinalen e Kupës

Sot në futsalin vendor në program janë 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Valandovë, aty ku mejdanin do të ndajnë skuadra e dytë në tabelë dhe skuadra kampione  Futsal Shkupit, që njëherit është edhe fitues aktual i Kupës.

“Bardhekaltërit” nga Çairi shpresojnë të përsërisin lojën e para ca ditëve, kur në kuadër të javës së 14-të si vendas kishin mundur Cikon me shifrat 4:1.

Vlen të ceket se fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga përballja midis Kratovës dhe Futsal Karadakut. Skuadra shqiptare do të jetë mysafire në këtë ndeshje, ndërsa në dy përballjet tjera çerekfinale, Kegi Mobi Veles do të mirëpret KMF Klimi, ndërkohë në Kavadar, Crna Reka do të jetë nikoqir i skuadrës finaliste të vitit të kaluar, Zhelezarecit.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 19:00, me përjashtim të derbit të madh KMF Proekt Ciko – Futsal Shkupi, që starton në ora 20:00.

Futsal, ndeshjet çerekfinale të Kupës

KMF Porekt Cik 20:00h Futsal Shkupi
Kratovo 19:00h Futsal Karadaku
Kegi Mobi 19:00h KMF Klimi
Crna Reka 19:00h Zhelezareci

Leave a Reply