Rashford vjen më një gjest të madh humanitar

Vendimi për të mbyllur shkollat në Angli për shkak të koronavirusit pritet të ketë ndikim te shumë fëmijë të cilët varen nga ushqimi falas që marrin në shkolla.

Për këtë arsye, sulmuesi i Mançester Junajtedit, Markus Rashford ka bashkëpunuar me organizatën e bamirësisë “FareShare”, e cila nuk lejon të hidhen ushqimet me vlerë por i mbledh dhe ua shpërndan njerëzve në nevojë.

“Shumica e fëmijëve të këtyre shkollave varen te ushqimi falas, prandaj dhe ditët e fundit kam qenë në bashkëbisedim me organizatat për të gjetur një zgjidhje. Asnjë fëmijë nuk duhet të shqetësohet. ‘FareShare’ shpërndan ushqim për 1 milion njerëz në javë, për këtë arsye po bashkëpunoj me ta si të zgjidhim problemin me ushqimin gjatë mbylljes së shkollave,” – u shpreh Rashford.

Leave a Reply