Numri një i Ballkanit, Arsim Kabashi, as që i diskuton pagat e futbollistëve

Stadiume të mbyllura, fansa që e kanë vëmendjen te mbijetesa dhe futbollistë të izoluar e me brenga më të rëndësishme se sporti – vetëm sa për ta nënvizuar sa e thellë është kriza.

Pandemia e koronavirusit e ka destabilizuar me rrënjë sportin më të popullarizuar në botë, duke shkaktuar dëme, magnituda e të cilave do të kuptohet me kohë.

Shenjat e para vetëm po vërehen, por optimizëm në përmirësimin e situatës dhe gatishmëri që t’ia kryejë obligimet me rregull skuadrës së tij ka treguar kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Patjetër se do t’i paguajmë [rrogat]. Shpresoj të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe t’i kthehemi situatës normale e sportive”, – deklaroi Kabashi për “Periskopin”.

Ballkani ndodhet në pozitën e parë të renditjes tabelare në Superligë dhe me vëmendje po ndjek zhvillimet e fundit që vijnë nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, ajo e “UEFA-s”.

Leave a Reply