ZYRTARE, Maqedoni e Veriut – Kosovë shtyhet sërish

UEFA ka vendosur edhe njëherë tjetër të shtyej ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

E gjitha kjo si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Dueli duhej të luhej më 26 mars në Shkup, mirëpo shkaku i krizës me virusin COVID-19 prolongohet dy herë, fillimisht për 4 qershor, ndërsa tani cakohet për në muajin shtator.

3 shtator 2020 është orari i ri i takimit gjysmëfinal të Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Finalja e madhe ndërmjet fituesëve të dueleve Gjeorgji-Bjellorusi dhe Maqedoni e Veriut-Kosovë është caktuar për datën 8 shtator 2020.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në Kampionatin Europian.

Leave a Reply