Verder Bremeni “thumbon” Bajern Munihun me golin e Rashicës (VIDEO)

Milot Rashica sërish ndodhet në faqen e parë të klubit gjerman Verder Bremen, që kujton golin e kosovarit vitin e shkuar ndaj gjigandëve të Bajern Munih.

Futbollisti ng Vushtrria kishte realizuar përballë “bavarezëve” në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

“Sot 1 vit më parë. Milot Rashica kujton atë gol në gjysmë finalen e vitit të kaluar”, ka shkruar faqja zyrtare e skuadrës nga Bremeni.

Ndërkohë edhe vetë Rashica e kujton mjaft mirë këtë moment. Ai në prononcimin e tij për kanalin zyrtarë të Verder Bremen, u shpreh:

“E kujtojnë mjaft mirë atë moment, ishte nga më të mirët sepse ishim duke humbur 0:2 dhe bëmë rikthim në 2-2 për pak minuta, ishte fantastike për ekipin dhe tifozët”.

Rashica për disa ditë ka pushtuar faqet e klubit gjerman, ndërkohë që kjo po shihet si një sinjal për të promovuar sa më shumë yllin e përfaqësueses së Kosovës në prag të shitjes. Dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e talentit shqiptarë, janë Borusia e Dortmundit dhe Liverpulli.

Leave a Reply