FIFA dhe rregullat e saj të çuditshme, pështyn në fushë, ndëshkohesh me të verdhë!

FIFA po planifikon rinisjen e futbollit në mbarë botën, por normalisht që do të merën të gjithë masat e nevojshme për të qenë të mbrojtur nga pandemia “Covid 19”.

Një nga rregullat e reja i ndalon futbollistët të pështyjnë në fushë.

Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë gjyqtari do ta ndëshkojë lojtarin me karton të verdhë. Këtë gjë e ka propozuar kryetari i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michel D’Hooghe, në një intervistë për “The Daily Telegraph”.

“Nëse do të rifillojmë, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm. Unë nuk jam pesimist, por jam ende skeptik nëse ka ardhur koha e duhur për t’u rikthyer në fushë. Ndëshkimi me karton të verdhë nëse një lojtar pështyn në fushë, mendoj se do të jetë efektiv. Të gjithë mezi po presim rifillimin e futbollit, por tashmë parësor është shëndeti”, – ka thënë D’Hooghe.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply