Futbollisti i Juves edhe për të katërtën herë rezulton pozitiv me “Covid19”

Futbollisti argjentinas, Paulo Dybala mbrenda gjashtë javë ka rezultuar katër herë pozitiv me koronavirus.

Vetë Dybala konfirmoi në “Instagram” më 21 mars se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini janë të prekur me koronavirus.

Sulmuesi i Juventusit tani duhet të marrë trajtim intensiv, pasi nuk mundi ta heq qafe virusin për një muaj.

Dybala nuk është i vetmi me këtë rast, pasi edhe portieri i Atalantas, Marko Sportiello është infektuar prej më shumë se një muaj.

Përveç Dybalas, te Juventusi me koronavirus kishin qenë të prekur edhe Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, të cilët tashmë janë shëruar plotësisht.

Leave a Reply