Dorëzohet ministri i sportit në Itali, skuadrat e Serie A rifillojnë me stërvitje!

Ministri i Sportit në Itali, Vinçenco Spadafora, është dorëzuar para skuadrave të “Serie A”. Qeveria italiane kishte vendosur që të shtyjë rikthimin e skuadrave italiane në stërvitje, përtej datës 4 maj.

Vendimi i njoftuar nga Spadafora kishte hasur në kundërshtime të mëdha nga skuadrat.

Ishte fillimisht regjioni Emilia-Romanja që vendosi të hapte qendrat për atletët profesionistë, pastaj edhe regjione si Lacio e Kampania.

Pas këtyre vendimeve, në Itali raportojnë se ministri Spadafora është dorëzuar dhe ka kërkuar që të lejohen të gjitha skuadrat italiane, që të kenë dritën e gjelbër për rikthim në stërvitje, duke filluar nga e hëna.

Deri më tani, skuadra si Roma, SPAL, Bolonja, Sassuolo e Parma kanë konfirmuar se do të kthehen në stërvitje qysh në fillim të javës së ardhshme (nesër ose nga e marta).

Leave a Reply