Klub Bryzh zyrtarizohet kampion i Belgjikës

Klub Bryzh është zyrtarizuar kampion i Belgjikës të premten, pasi “Pro League” e Belgjiës ka konfirmuar vendimin e muajit të kaluar për të ndërprerë kampionatin për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur ky klub të premten pasdite.

Klub Bryzh kishte përparësi prej 15 pikëve në krye të tabelës, një xhiro pa përfunduar pjesa e rregullt. Ky klub e ka të garantuar vendin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, edicionin e ardhshëm.

Është ky titulli i 17-të për Klub Bryzh dhe i treti në pesë vitet e fundit.

Belgjika ishte shteti i parë në Evropë që përfundoi edicionin, pak javë pas paraqitjes së koronavirusit. Por vendimi i marrë nga Bordi i “Pro Leagues” është dashur të ratifikohet nga klubet.

Disa herë ishte shtyrë ratifikimi, por kjo është bërë të premten në asamblenë e përgjithshme.

Mediat belge kanë njoftuar se skuadra e fundit në tabelë, Ëaasland-Beveren do të largohet nga elita.

Leave a Reply