Ministri i shëndetësisë, Vitia: Ja kur do mund të rinis futbolli në Kosovë

Garat sportive në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit. Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, të premten në një konferencë për shtyp.

Ai ka folur për takimin që ka pasur me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ka thënë se disa aktivitete bartin rrezikshmëri më të ultë se disa të tjera.

“Kemi pasur takime të shumta, jo vetëm me akterë të sportit, për atë se si t’i qasemi fazës së dytë të hapjes, që fillon të hënën. Një prej takimeve e kemi mbajtur me KOK-un dhe FFK-në, ku kemi diskutuar se kur mund të fillojnë disa aktivitete sportive, që në parim bartin rrezikshmëri më të ultë se disa aktivitete tjera”.

“I falënderojë drejtuesit e KOK-ut dhe FFK-së që kanë mirëkuptuar situatën dhe masat e deritashme. Jemi dakorduar që në ditët në vijim të merret një vendim se si t’i qasemi kësaj çështje. Jemi dakorduar se fillimi i garave në asnjë aktivitet nuk mund të fillojë para 2 qershorit”, – ka thënë Vitia.

Leave a Reply