Gara për Këpucën e Artë të Europës, ja kush  i prinë listës

Gara për Këpucën e Artë në Europë, këtë vit mund të ketë një emër të ri, dhe jo nga ato të zakonshmit që ishim mësuar ti shohim viteve të fundit, Lionel Messi, apo edhe Kristiano Ronaldo.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi këtë vit duket larg këtij synimi, por me ndeshjet e mbetura dhe paraqitjet e tij, gjithçka mund të ndodh.

Ndryshe garës këtë vit i prinë sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile, i cili në “Serie A” ka arritur të shënojë plotë 27 gola.

Po të njëjtën shifër të golave ka edhe Robert Levandovski i Bajernit të Munihut, mirëpo i njëjti ka më shumë ndeshje të luajtura.

Renditja vazhdon me Timo Vernerin e Red Bull Lajpcig dhe Erling Haalandin e Borusia Dortmundit.

Kristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, i gjejmë vetëm në vendin e 5 dhe të 6, me 21 gola, gjegjësisht 19, ndërsa një emër tjetër i njohur që mbyll këtë listë, ëshët Kylian Mbape, i cili me PSZH-në ka shënuar 18 gola. Ky i fundit nuk do të ketë gjasa më të shënojë, duke pasur parasysh se Ligue 1 tashmë është mbyllur zyrtarisht me PSZH-në kampion.

Renditja për Këpucën e Artë:
Çiro Imobile | Lacio | 27 gola (54 pikë)
Robert LeVandoVski | Bajern Munih | 27 gola (54)
Timo Verner | RB Lajpcig | 24 gola (48)
Erling Haaland | RB Salzburg/Borusia D. | 26 gola (44)
Kristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (42)
Lionel Messi | Barcelona | 19 gola (38)
Xhemi Vardi | Leçester Siti | 19 gola (38)
Kylian Mbappe | PSZH | 18 gola (36)

Leave a Reply