“Serie A” po përgatitet për rifillimin e sezonit, nuk përjashtohet edhe plani “B”

Një ndër shtysat që ka bindur totalisht jo vetëm ministrin e Sporteve të Italisë,  Vinçenco Spadafora, por edhe Këshillin Teknik Mjekësor për rifillimin e kampionatit italian ka qenë edhe plani rezervë për “Serie A”.

Në rast të përhapjes së një vale infektimi gjatë rifillimit të sezonit, plani “B” i Federatës Italiane të Futbollit do të jetë kalimi në fazën “play off”, i cili siç është përfolur do të vërë përballë 4 skuadrat e kreut në luftë për titullin si dhe gjashtë vendet e fundit të renditjes, që janë në garë për mbijetesën.

Pikërisht ky plan është miratuar ditën e sotme me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Në këtë situatë, në rast të shpërthimit të një vale tjetër të virusit, e cila shpresojmë të mos ndodhë kurrë, atëherë në Itali do të aplikohet një formulë ndryshe për të dhënë verdiktet.

Leave a Reply