Talenti i Renovës, Alban Taipi sfidon Kristiano Ronaldon!

Alban Taipi është një ndër futbollistët më të talentuar në vend. Edhe pse vetëm 16-vjeç, ai tashmë dy vite me rradhë është pjesë e ekipit të parë të Renovës, ndërsa gjithashtu mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U17 të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Njohësit e futbollit në vendin tonë parashohin një të ardhme të ndritur për këtë talent, i cili si duket kohën e karantinës në shtëpi e ka kaluar në mënyrën më të mirë.

Më së miri për këtë flet edhe fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se nuk qëndron aspak keq sa i përket trupit të tij.

Talenti i Renovës përmes kësaj fotoje ka sfiduar yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldon, e ku shihet se nuk qëndron fare mbrapa portugezit.

Leave a Reply