Dyshja e Shkëndijës i bashkohet Vardarit!?

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme vendosi për kalendarin e sezonit 2020/2021 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa kjo tashmë ka bërë që drejtuesit e skuadrave të përveshin krahët dhe të mendojnë për përforcimet e reja, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse i zhytur në borxhe dhe me shumë paqartësi për sezonin e ri, Vardari po mendon për të përforcuar rradhët e veta me futbollistë cilësorë, siç janë edhe tashmë dy ish futbollistët e Shkëndijës, Konstantin Çeshmexhiev dhe Marjan Radeski.

Që të dy tashmë janë agjent të lirë, ndërsa Vardari dëshiron të shfrytëzojë rastin dhe të angazhojë që të dy gjatë këtij afati kalimtarë.

Mbetet të shihet nëse kjo dyshe e Shkëndijës do të pranonte të luante te një skuadër, që ende nuk ka zgjidhur statusin financiar, pas largimit të Sergej Samsonenko, me të cilin Vardari arriti suksesin më të madh në historinë e klubit, duke luajtur në grupet e Liga Europa.

Sulmuesi Radeski me fanellën e Shkëndijës luajti për 5 sezone, duke zhvilluar plotë 134 ndeshje dhe duke regjistruar 34 gola dhe 33 asiste, ndërkohë sa i përket mbrojtësit Çeshmexhiev, ky i fundit skuadrës tetovare iu bashkua verën e vitit 2018-të, mirëpo duke mos arritur për të lënë gjurmë me fanellën “kuqezi”.

Leave a Reply