Shkëndija vazhdon bashkëpunimin me portugezin Neto!

Shkëndija vazhdon bashkëpunimin me sulmuesin e krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto. Bëhet fjalë për një futbollistë 25 vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me kuqezinjtë siç mëson jozyrtarisht “infOSport.mk”, ka firmosur kontratë  dy vjeçare.

I njëjti skuadrës tetovare iu bashka janarin e këtij viti, pasi u dallua në kampion një javor të organizuar nga KF Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar. Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën, mirëpo që gjatë këtij viti me fanellën “kuqezi” u paraqit në vetëm dy ndeshje, edhe atë si zëvendësues.

Aldair Neto te Shkëndija erdhi nga skuadra e Bangor City nga Uellsi, ndërsa fillimet e tij i kishte bërë te skuadra e njohur portugeze e Braga, për të vazhduar më tej te Fatima dhe katër vite me Maritimo.

Leave a Reply