Ibrahimoviç vazhdon dashurinë me Milanin

Milani është shumë afër rinovimit të kontratës me sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimoviç.

Ky i fundit ndikoi shumë pozitivisht në grupin e Milanit edicionin që lamë pas, dhe dëshira për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit tjetër është shumë e madhe, si nga trajneri Pioli, vetë lojtari dhe gjithë populli milanist.

Ndërkohë “Sportmediaset” ka zbuluar ofertën e klubit italian, që i ofron 38-vjeçarit një rrogë prej 4.5 milion eurosh në sezon + shumë bonuse.

Palët kanë rënë dakord në parim dhe kanë mbetur për t’u zgjidhur vetëm disa detaje të vogla.

Në ditët e ardhshme do të mbahet një takim për zyrtarizimin e marrëveshjes midis drejtuesve të Milanit dhe Mino Raiolës, agjentit të sulmuesit të famshëm, i cili transformoi krejtësisht ekipin italian që prej rikthimit në janar dhe ia doli të shënojë 10 gola në kampionat.

Leave a Reply