Altin Lala në Milano! A mundet Rashica të përfundojë te Milani?

Milot Rashica tashmë një kohë më të gjatë lidhet me një transferim të mundshëm te Milani, teksa një gjë e tillë ka ndodhur më së shumti gjatë periudhës që flitej për Ralf Rangnick si kandidati kryesor për të të marrë drejtimin e “rossonerëve”.

Megjithatë një version i tillë ra në ujë, pasi drejtuesit e Milanit, bankinën sërish ia besuan Piolit. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Milot Rashica sërish mbeti në skenë, si një përforcim i mundshëm i “kuqezinjëve”.

Shkak ishte një fotografi e Altin Lalës, menaxherit të Rashicës, në Milano. Mjaftoi vetëm kaq që të flitej për një takim të Lalës me drejtuesit e Milanit, por diçka e tillë është hedhur poshtë.

“Milanneës.it” shkruan se ka kontaktuar vetë Lalën dhe nuk konfirmohet një takim, ndaj për momentin s’mund të thuhet diçka më tepër.

Rashica pritet të largohet nga Verder Bremeni, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e kosovarit kërkojnë 25 milion euro.

Skuadra gjermane e Red Bull Lajpcig ka tentuar ta transferojë atë, por shuma që kanë ofruar ata nuk kanë bindur klubin nga Bremeni.

Leave a Reply