Futsal Shkupi me 2 shtator mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Futsal Shkupi, që tashmë dy vite me rradhë mbron titullin e kampionit, me 2 shtator do të mësojë kundërshtarët për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Shorti si çdo vit, edhe këtë herë do të hidhet në Nion të Zvicrës, aty ku edhe zyrtarisht skuadra “bardhekaltër” nga Çairi do të mësojë vendin dhe kundërshtarët me të cilët do të luaj këtë vit.

Kujtojmë edicionin e kaluar Futsal Shkupi ishte nikoqir i turneut paraeliminatorë, të cilin e kaloi me sukses, që më pas të luaj në ndeshjet e Main Round në Makarska të Kroacisë.

Ditëve në vijim UEFA pritet që të shpall renditjen më të re në nivel klubesh në futsal, ashtu që varësisht nga renditja e Futsal Shkupit, skuadra nga Çairi ka gjasa që këtë vit të luaj direkt në ndeshjet e Main Round, ku bëjnë pjesë 16 skuadrat më të mira europiane, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë nga tabori i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, njoftojnë se nga 17 gushti do të fillojnë me stërvitje, që sa më të përgatitur të presin ndeshjet europiane, por edhe sezonin e ri garues 2020/2021, ku sërish shihen si favoritë absolut për titullin e kampionit.

FUTSAL SHKUPI GATI PËR SEZONIN E RIDuke nisur nga data 17 gusht ekipi i Futsal Shkupit edhe zyrtarisht do të nis…

Публикувахте от Futsal Shkupi в Вторник, 4 август 2020 г.

Leave a Reply