EKSKLUZIVE, Tirana transferon edhe një futbollistë tjetër të Vardarit

Pas Kristijan Toshevskit, skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana ka arritur marrëveshje edhe me Filip Najdovskin, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 27-vjeçar me skuadrën kampione të Shqipërisë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

“Po, e vërtetë është që kam arritur marrëveshje me Tiranën. Pjesë e tyre do të jem në dy vitet në vazhdim. Jam i kënaqur nga oferta dhe kushtet e ofruara, ashtu që besoj të kemi rezultate të mira” – tha enkas për “infOSport.mk”, Filip Najdovski.

Për Najdovskin do të jetë kjo aventura e tij e parë jashtë Maqedonisë, teksa në futbollin tonë vendor, përveç me Vardarin, kishte luajtur edhe me Cementarnicën, Napredokun, Teteksin dhe Pobedën.

 

Leave a Reply