FC Shkupi edhe më një lojtar më pak, tregohet i fuqishëm për Makedonija GJ.P (VIDEO)

FC Shkupi edhe pse ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë në fushë, nuk e pati problem fitoren përballë Makedonija Gj.P në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi në derbin lokal të kryeqytetit shënoi fitore 3:1, ndërsa vlen të ceket se të dy golat e sigurimit të fitores, FC Shkupi i realizoi në momentet kur po luante me një futbollistë më pak në fushë, kjo për shkak përjashtimit me të kuq të Ilirid Ademit në minutën e 72-të.

Fatjon Jusufi kalon në ep]rsi FC Shkupin përballë Makedonija GJ.P

Fatjon Jusufi kalon në ep]rsi FC Shkupin përballë Makedonija GJ.PFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(F. Jusufi 4')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Ishte pikërisht Ademi, ai i cili pas një depërtimi të bukur nga e djathta, në minutën e katërt që i mundësoi golin e parë sezonal mesfushorit tetovar, Fatjon Jusufi.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të parët që shënuan, ishin mysafirët nga Gjorçe Petrovi.

Sefer Emini barazon rezultatin ndaj FC Shkupit

Sefer Emini barazon rezultatin ndaj FC Shkupit FC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(S. Emini 54')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Një pakujdesi në mbrojtjen e “pëllumbave” nga Çairi, bëri që Makedonija GJ.P të përfitojë një penalti në minutën e 54-të, ndërsa me shumë qetësi dhe saktësi të njëjtën në gol e shndërroi futbollisti i talentuar shqiptarë, Sefer Emini, që në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

Fatjon Jusufi shume afer golit te dyte

Fatjon Jusufi shume afer golit te dyte

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Para se të shënonin mysafirë, Jusufi kishte rast ideal për të shënuar golin e dytë në rrjetën e Stefkovskit, i cili pati fat gjithashtu edhe në aksionin individual të Besar Isenit, i cili edhe pse gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare, kishte një finalilzim jo të saktë.

Besar Iseni

Besar Iseni edhe pse gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare, kur manovroi në mesin e 4 futbollistëve kundërshtarë, goditja e tij përfundoi vetëm mbi portë.

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Megjithatë insistimi i vendasve për të shënuar golin e dytë, dha rezultat në minutën e 76-të, kur përfituan një penalti, të cilën arbitri kryesor Marjan Mladenovski e akordoi vetëm pas konsultës që kishte me ndihmësin e tij.

Dembo Darboa i sakte nga pika e bardhë, FC Shkupi kalon ne epersi serish

Dembo Darboa i sakte nga pika e bardhë, FC Shkupi kalon ne epersi serishFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 2:1(D. Darboa 77')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Përgjegjësinë e ekzekutimit e morri Dembo Darboa, i cili nuk gaboi dhe në ato momente shënoi për 2:1.

Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 92-të, atëherë kur pas një kundërzbritje dhe falë asistit të saktë të rezervistit Alvarez, Lamine Diak u gjind i vetëm para portierit mysafir, dhe nuk gaboi, pasi në ato momente shënoi golin e sigurisë, golin e fitores për FC Shkupin, që bashkë me Sileksin me nga 4 pikë udhëheqin vallën në sezonin e ri garues 2020/2021 në LPFMV.

Diak shenon edhe golin e trete ne rrjeten e Makedonija Gj.P

Diak shenon edhe golin e trete ne rrjeten e Makedonija Gj.PFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 3:1(L. Diak 90+3')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

FC Shkupi javën që vjen do të jetë mysafir i Bellasicës në Strumicë, ndërkohë Makedonija Gj.P do të mirëpret Shkëndijën.

Leave a Reply