Crvena Zvezda i frikësohet Tiranës, kërkon policë serb në Shqipëri!

Skuadra serbe e Crvena Zvezdës në kuadër të turit të dytë kualilfikues të Ligës së Kampionëve, do të duhet të luaj me FC Tiranën në kryeqendrën shqiptare. Edhe pse ndeshja në fjalë për shkak pandemisë “Covid 19” do të luhet pa praninë e publikut në impiantin “Air Albania”, kjo ndeshje pritet të jetë shumë e zjarrtë.

Gazeta “Belgrade Sports Journal” shkruan se ndeshja mes kampionëve të Shqipërisë dhe Serbisë, është me rrezikshmëri të lartë, ndaj dhe miqtë kanë filluar të mendojnë për sigurinë gjatë qëndrimit në shtetin shqiptarë.

Ekipi i Crvena Zvezdës do të vijë në Shqipëri i shoqëruar nga policia serbe, njëlloj sikur ndodhi në duelin mes kombëtareve në Elbasan më parë. Futbollistët serb do të kalojnë vetëm një natë në kryeqytetin shqiptar dhe menjëherë pas ndeshjes do të shkojnë në Serbi.

Ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet të martën në orën 20:00. Do të jetë një sfidë e vetme, teksa nëse do të mbyllet në barazim do të luhet me kohë shtesë.

Leave a Reply