Edhe një tjetër futbollistë i Vardarit rezulton pozitiv me Covid 19

Rezultatet e “Covid 19” që arritën të premten në zyrat e KF Vardarit nga Forina, konfirmuan se dy futbollistë të kësaj skuadre kishin rezultuar pozitiv, njofton “infOSport.mk”.

Përveç Dejan Leskaroskit, i cili lajmin e kishte bërë publik në profilin e tij në “facebook”, futbollisti tjetër që kishte rezultuar pozitiv, është Agan Loki.

Lajmin e konfirmuan nga vetë klubi i Vardar Forinës: “I nderuar opinion publikë, dje morrëm rezultatin e testeve të kryera për COVID-19, nga të gjitha testet e kryera rezultuan dy lojtarë pozitivë, Dejan Leskaroski dhe Agan Loki. Të njëjtët janë informuar nga institucionet shtetërore dhe gjenden në vetëizolim dy javorë, të njëjtëve u dëshirojmë shërim të shpejtë”.

Që të dy munguan sot në takimin e xhiros së parë në Ligën e Dytë – Perëndim, në të cilën Vardari barazoi 1:1 në transfertën kundër Dritës në Bogovinës.

Leave a Reply