Ja dy televizionet shqiptare që do të transmetojnë pa pagesë ndeshjen, Tirana-Crvena Zvezda

Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ka zgjuar shumë bujë në rajon, ndërsa për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, dy televizionet private, Syri.net (Shqipëri) dhe RTV Dukagjini (Kosovë), kanë arritur që të sigurojnë transmetimin e ndeshjes, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto televizione do ua servojnë gjithë shikuesve të tyre këtë ndeshje pa pagesë, ndërsa duke pasur parasysh se interesimi për këtë përballje është shumë i madh, edhe shikueshmëria e tyre pritet që të jetë shumë e madhe.

Ndeshja Tirana – Crvena Zvezda në program është të martën (25 gusht) me fillim në ora 20:00 në “Air Albania Stadium”.

Leave a Reply