Arbër Shala titullar kundër Sileksit, mungon sulmuesi Selmani!

Trajneri Bujar Islami pak çaste më parë ka bërë publik formacionin me të cilin do ti kundërvihet Sileksit në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Debutimin e tij me fanellën e skuadrës “bardhekaltër” nga Xhepçishti në këtë përballje do ta ketë kosovari, Arbër Shala, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa për shkak të një lëndimi do të mungojë sulmuesi kryesor, Remzifaik Selmani.

#FORCARENOVA🔵⚪️

Публикувахте от K.F Renova в Понеделник, 31 август 2020 г.

Vendin e tij do ta zë Shefit Shefiti, i cili bashkë me Emran Ramadanin dhe Argjent Gafurin do të jenë 3-ja më e avansuar sot kundër Sileksit.

Në mesfushë do të veprojnë Alush Gavazaj, Burim Sadiki dhe Altin Sefo, ndërkohë para portierit Veliji, do të qëndrojnë Bashkim Velija dhe Arbër Shala në krahë, teksa në qendër Xhelil Abdulla dhe Nenad Mishkovski.

Ndeshja Sileksi – Renova që do të zhvillohet në Kratovë, starton në ora 16:30.

Leave a Reply