Zhgënjejnë Shkëndija dhe Renova

Shkëndija dhe Renova pas fitoreve të mëdha në arenën ndërkombëtare, në kampionat kanë zhgënjyer tifozët e tyre, duke mos arritur të përsërisin një gjë të tillë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija, që konsideroheshe si favorite absolute përballë Borecit, barazoi 1:1 midis Tetovës, ndërkohë Renova, edhe përkundër avantazhit që kishte, nga Kratova u rikthye duarbosh, pasi në fund skuadra e Bujar Islamit u mposht me shifrat 3:1.

Takimi nisi mirë për ekipin nga Xhepçishti, pasi një goditje e fuqishme e Emran Ramadanit në minutën e 7-të nuk u kontrollua mirë nga portieri vendas Bozhinovski, i cili lejoi që në ato momente Renova të kalojë në avantazh.

Megjithatë Sileksi riktheu rezultatin në favorin e vetë që në pjesën e parë, falë 5 minutave të fundit të saj, kur fillimisht me anë të Pepi Georgiev barazoi rezultatin në 1:1, që më pas Denis Ristov të shënoië edhe golin e dytë në rrjetën e Hadis Veliji.

Në të dytën Sileksi realizoi edhe një gol tjetër, që këtë herë erdhi pas gabimit të Bashkim Velijës në mbrojtje, e që Pepi Georgiev nuk fali dhe në minutën e 63-të shënoi edhe golin e tretë për Sileksin. Ishte kjo fitorja e 3-të nga gjithsej 4 ndeshje për Sileksin, që rikthehet në pozitën e parë, bashkë me FC Shkupin, që të dyja skuadrat me nga 10 pikë.

Pas tyre, tashmë me dy pikë ngecje renditet Shkëndija, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 përballë skukadrës modeste të Borecit.

Mysafirët nga Velesi në minutën e 20-të avansuan falë golit të Mario Stankovskit, ndërsa golin e barazimit “kuqezinjtë” e Ernest Gjokës e gjetën në minutën e 34-të me anë të Bruno Dita.

Për këtë të fundit ishte ky goli debutues me fanellën “kuqezi”, pas arritjes së tij javë më parë nga rradhët e Skënderbeut.

Për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, në kampionatin elitarë pason pauzë dy javore, ndërsa teksa Liga e Parë rikthehet me 12 dhe 13 shtator me ndeshjet e javës së 5-të.

Leave a Reply