Ardian Nuhiu: Fitoren në Shkup ua dedikojmë “Intelektualëve”

Drita e Gjilanit sonte në Shkup ka regjistruar një ndër fitoret më të ëmbëla, pasi e njëjta i mundësoi skuadrës së Ardian Nuhiut të shkruajë historinë, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrinë të kualilfikohet për në raundin e tretë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kosovare e Dritës shënoi fitore 2:0 përballë Sileksit, skuadër kjo që në asnjë moment nuk arriti të vie në shprehje përballë “bardhekaltërve” nga Gjilani. Kjo bëri që në fund i kënaqur të mbetet edhe trajneri Ardian Nuhiu, i cili këtë fitore ua dedikoi tifo grupit “Intelektualëve”.

Jam shumë i lumtur për fitoren. Luajtëm një ndeshje të rëndë, mirëpo kishim përparësinë që lojtarët e mi nuk i lejuan Sileksit të krijojë raste. Normalisht që kisha njohuri për ekipin kundërshtar, por ishin futbollistët ata që e kryejtën punën aty ku duhet dhe që i meritojnë lëvdatat. Në pjesën e parë nuk arritëm t’ia dalim me lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë futbollistët e morrën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm. I mbyllën të gjitha anët e forta të Sileksit dhe në fund arritëm deri te suksesi i shumëdëshiruar. I uroj futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë ‘Intelektualëve’”, – tha Ardian Nuhiu, në Konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë pas përfundimit të ndeshjes.

Në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, Drita e Ardian Nuhiut do të përballet me Legia Varshavën.

Leave a Reply