Flamurtari bënë për vete mesfushorin kosovar, Mustafa

Flamurtari nuk ndalet së përforcuari skuadrën, duke rikonfirmuar pretendimet për titullin kampion në futbollin shqiptar, me një merkato cilësore dhe afrimin e trajnerit me eksperiencë, Ilir Daja.

Skuadra vlonjate gjatë ditës së sotme ka bërë edhe një përforcim të rëndësishëm, duke angazhuar mesfushorin kosovar, Argjent Mustafa.

Klubi kuqezi zyrtarizoi afrimin e futbollistit, që pritet të sjellë muskuj dhe eksperiencë në repartin e mesfushës, për shkak të përvojës së madhe në elitën e futbollit shqiptar. Ai ka luajtur me shumë ekipe, si Partizani, Laçi, Tirana apo Kamza, ndërsa aventura e fundit e Mustafës ishte te Vushtrria në Kosovë.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri Ilir Daja do të vendosë t’i besojë një fanellë si titullar futbollistit nga Mitrovica, që nuk është stërvitur me ekipin.

Vlonjatët sezonin e ri e nisin me ndeshjen në transfertë ndaj Teutës, të dielën.

Leave a Reply