Godet PSZH, sjellë mbrojtësin e talentuar gjerman të Shalke 04

Paris Sen Zhermeni ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit gjerman, Thilo Kehrer.

Ky i fundit te skuadra parisiene vjen nga rradhët e Shalke 04. 21-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa shuma që do paguajë PSZH-ja për të kap shifrën e 37 milion eurove.

Të gjithë në Europë e dinë sa e fortë është kjo skuadër dhe çfarë projekti ka. Nuk mendoj se mund të gjeja më mirë se Parisi për të vazhduar rritjen time profesionale dhe arritjen e objektivave”,  tha Kehrer.

Kehrer pjesë e ekipit të parë të Shalke 04 është nga vera e vitit 2015-të, ndërsa në Bundesliga ai ka regjistruar 45 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Gjermanisë që fitoi titullin kampion të Europës në Poloni, vitin e kaluar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply