Butragenjo: Modriç është i lumtur te Reali

‘Sky Sport Italia’ ka vazhduar që të raportoi që Modriç dhe agjentët e tij janë duke shtyrë përpara largimin e tij këtë verë nga “Santiago Bernabeu”, pasi që ata dëshirojnë që ai të luaj në “Xhuzepe Meaca”.

Ata thonë se Modriçit i ishte premtuar nga presidenti Florentino Perez, që mund të largohet nëse nuk dëshiron të luaj – një situatë pak a shumë e ngjashme si ajo e Ronaldos me Juventus.

Modriç nuk e nisi  titullarë ndeshjen e SuperKupës se Europës kundër Atletiko Madridit, duke ngritur kështu edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij në klub.

“Nuk ka asnjë problem me Modriç”, ka insistuar megjithatë drejtori i Real Madridit Butragenjo në një intervistë për televizionin “Movistar+”, duke thënë se ai është i lumtur dhe do të vazhdoj të qëndroj në Bernabeu.

Leave a Reply