Luis Suarez shumë pranë kalimit te Atl.Madridi!

Luis Suarez, me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi uruguaian një kohë të gjatë lidhej me një transferim të mundshëm te Juventusi, mirëpo gjithçka u bllokua si pasojë e dokumentacionit.

Tashmë, Suarez po vazhdon negociatat me skuadrën rivale të Barcelonës në La Liga, Atletiko Madrid.

Madje sipas “Mundo Deportivo”, Atletiko Madridi ka arritur  marrëveshje me Suarez, i cili me skuadrën nga Vanda Metropolitano pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Tashmë mbetet që Atletiko Madridi të gjejë gjuhën e përbashkët me Barcelonën, kurse Atletiko Madridi do të duhet të largojë nga skuadra Diego Kostan, për ti bërë vend Luis Suarezit, një ndër sulmuesve më të mirë që ndonjëherë kanë luajtur në La Liga.

33-vjeçari Suarez në La Liga numëron 191 ndeshje, duke realizuar plotë 147 gola.

Leave a Reply